Aktorja amerikane Danielle Deadwyler ka thënë se industria e filmit është “thellësisht e ndikuar nga racizmi sistematik”, pasi asnjë grua e racës së zezë nuk u nominua për aktoren më të mirë në çmimet Oscar të këtij viti.
Deadwyler pritej të njihej për performancën e saj në dramën “Till”, raportoi BBC.
Ajo ka thënë se ka një efekt racizmi në shoqëri në shumë institucione në Amerikë.
Në “Till” aktorja luan nënën e Emmett Till, një 14-vjeçar i cili vritet në Mississippi në vitin 1955 pasi akuzohet se i fishkëlleu një gruaje të racës së bardhë.
“Historia kinematografike është 100+ vjet e vjetër. Do të guxoja të thosha se sistemi është thellë, thellë i ndikuar nga racizmi sistematik që ka formësuar vendin tonë”, ka thënë Deadwyler.
-
Regjisorja akuzon Hollywoodin për “mizogjini ndaj grave afro-amerikane”
-
Elle Fanningun e befasuar nga nominimi për çmim “Oscar”
-
Natalie Portman kritikon “Oscar” për mospërfshirje të grave regjisore në nominime
-
Kristen Stewart kritikon ashpër Hollywoodin për mungesë të përparimit pas lëvizjes #MeToo
-
Diane Keaton – ylli kinematografik me ambicie e stil të veçantë