Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Beyonce rikthehet në skenën muzikore, fansat e mirëpresin

Këngëtarja e famshme amerikane, Beyonce, e bëri të ditur lajmin e fillimit të turneut të saj të shumëpritur, i cili e promovon albumin e shtatë të incizuar në studio të këngëtares, “Renaissance”. Njëkohësisht, me këtë lajm ajo e shënoi fillimin Muajit të Historisë së Afrikano-Amerikanëve.

Albumi i cili u lansua në muajin korrik është një homazh për kulturën ‘’queer’’ afro-amerikane. Këngët e zhanrit disko, baladat shpirtërore dhe tekstet më tendencioze, vijnë të përmbledhura në albumin “Renaissance’’.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Beyonce e bëri një postim në faqen e saj në Instagram ku shkruhej: “RENAISSANCE WORLD TOUR 2023”.

Turni i saj botërorë fillon në muajin maj dhe mbaron në shtator, dhe koncertet do të zënë vend në qytete të ndryshme të SHBA-së si: Nashville, Louisville, Chicago, Detroit, New York, Boston, Miami, Phoenix, Las Vegas, Los Angeles dhe të tjerë.

Muajin e kaluar, Beyonce e shënoi rikthimin e saj në skenë duke performuar në hapjen e resortit “Atlantis The Royal Hotel” në Dubai. Pavarësisht kësaj përvoje luksoze për fansat, megjithëkëtë ata mbetën duke kërkuar më shumë nga performanca e idhullit të tyre, për faktin se ajo nuk e interpretoi asnjë këngë nga albumi i fundit, “Reneissance’’.

Kjo ngjarje e shënoi koncertin e parë të këngëtares në më shumë se katër vite. Performancën e fundit në skenë e pati në vitin 2018, në kuadër të festivalit “Global Citizen’’.

Paralajmërimi i Beyonces për turne, vjen pak ditë para se të mbahet ceremonia prestigjioze e ndarjes së çmimeve “Grammy”, ku ajo kryeson me nëntë nominime gjithsej, përfshirë këtu kategoritë, “Albumi më i mirë i muzikës dance/electronic”, për albumin “Renaissance”, “Performanca më e mirë R&B”, për intepretimin e këngës “Virgo’s Groove” dhe “Performanca më e mirë tradicionale”, për këngën “Plastic Off the Sofa”.

Me gjithsej 28 fitore dhe 88 nominime në karrierë, Beyonce tashmë është barazuar me bashkëshortin e saj, reperin e njohur Jay-Z, për më së shumti nominime të fituara në historinë e çmimeve “Grammy”. Nëse Beyonce arrin t’i fitojë katër ose më shumë shpërblime sivjet, ajo e kalon edhe muzikantin e ndjerë, Georg Solti, i cili aktualisht e mban titullin e artistit më të shpërblyer të gjitha kohërave.

“Beyonce dhe Jay-Z po ashtu cilësohen si çifti më i fuqishëm në historinë e muzikës. Ata janë mbretërit e muzikës dhe ceremonisë ‘Grammy’. Ata janë familja jonë mbretërore’’, tha presidenti i Akademisë së Regjistrimeve, Harvey Jr. Mason, pasi u zbuluan nominimet.

“176 nominimet e tyre të kombinuara janë absolutisht një dëshmi për talentin e tyre, për nivelin e tyre të përsosmërisë, për etikën e tyre të punës, për nivelin e madhështisë për një periudhë të gjatë kohore”, përfundoi ai.

Beyoncé megjithatë nuk arriti të marr nominim në kategorinë kryesore të mbrëmjes, “Videoklipi më i mirë”, kjo pasi nuk ka publikuar ndonjë videoklip të këngëve të albumit “Renaissance”, prej debutimit të tij në korrik të vitit 2022.

Image