Aktori i njohur amerikan, Tom Hanks, është “ankuar” se s'po i vlerësohet sa duhet filmi i 2002-s, “Road to Perdition”, raportoi TheIndependent të hënën.
Ai deklaroi ky film gangster është shumë i rëndësishëm për të, duke treguar se si dhe kur është xhiruar.
“Është xhiruar nga Conrad Hall dhe më keni mua aty. I keni edhe dy djem që rezultuan të ishin dy nga prezencat më të mëdha të filmave në historinë e industrisë. Jude Law dhe Daniel Crag...Dhe unë i vrava që të dy”, deklaroi Hanks.
I pyetur se çfarë filmash i shikon, 66-vjeçari u shpreh se sheh ato të “Turner Classic”.
Hanks është aktual me filmat “A Man Called Otto” dhe “Empire of Light”.
Hanks i ka fituar dy çmime Oscar radhazi, më 1994-n dhe 1995-n, për “Forrest Gump” dhe “Philadelphia”.