Showbiz

Nick Cannon bëhet baba për të 12-n herë

Nick Cannon dhe Alyssa Scott kanë mirëpritur një fëmijë tjetër në familjen e tyre.

Këngëtari i “The Masked Singer” dhe modelja janë bërë me fëmijën e tyre të dytë.

Vajza të cilën e kanë quajtur Halo Marie Cannon, ka ardhur në jetë më 14 dhjetor.

Ky është fëmija i 12-të për Cannon dhe i treti për Scott.

Aktori dhe reperi amerikan ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram fotografi të vajzës, një vit pas vdekjes së djalit të çiftit, të quajtur Zen, si pasojë e kancerit.