Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Grabitësi i qenve të Lady Gagas dënohet me 21 vjet burgim

19-vjeçari, James Howard Jackson, i cili vitin e kaluar e plagosi me armë zjarri kujdestarin e qenve të Lady Gagas, dhe i vodhi dy qentë e saj të racës French Bulldog, e pranoi një marrëveshje për pranimin e fajësisë të hënën (5 dhjetor) dhe do të dërgohet në burgun e Los Angelesit për ta vuajtur dënimin e tij prej 21-vjetësh.

Image

Sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut të LA, Jackson nuk pranoi asnjë akuzë për tentativë vrasjeje, por pranoi pretendimin për shkaktimin e lëndimit të madh trupor. Ai akuzohej për tentativë vrasje, komplot për të kryer grabitje dhe sulm me armë gjysmë automatike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Marrëveshja për pranimin e fajësisë e mban zotin Jackson përgjegjës për kryerjen e një akti të dhunshëm me zemër të ftohtë, dhe siguron drejtësi për viktimën tonë”, shkruhej në deklaratën e zyrës së prokurorit të qarkut.

Jackson ishte një nga pesë personat që morën pjesë në grabitjen e dhunshme të kafshëve shtëpiake të Gagas, por autoritetet thonë se banda nuk e shënjestroi në mënyrë specifike këngëtaren pasi ata nuk e dinin që qentë i përkisnin asaj. Ata besojnë se motivi i grupit ishte vlera e bulldogëve francezë, të cilët mund të shesin për dhjetëra mijëra dollarë secili. Besohet se motivi i grupit ishte vlera e bulldogëve francezë, të cilët mund të shiteshin për dhjetëra mijëra dollarë secili.

James Jackson e kishte goditur dhe më pas qëlluar me armë zjarri kujdestarin e qenve të Gagas, dhe sulmi i dhunshëm ishte xhiruar nga kamerat e një shtëpie në afërsi. Si pasojë, viktima Ryan Fischer e humbi një pjesë të mushkërisë, në atë që ai e quajti një “takim shumë të afërt” me vdekjen.

Image

Disa ditë pas sulmit, qentë e këngëtares, Koji dhe Gustav, u rikthyen nga Jennifer McBride, e cila po ashtu u padit për kryerjen e këtij krimi.

Një tjetër bashkëpunëtor i Jacksonit, Harold White, u deklarua i pafajshëm rreth këtij rasti dhe pritet që dënimi t’i shqiptohet në gjykatë vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, në fillim të vitit 2022, Jaylin White, u dënua me katër vjet burg për grabitje të shkallës së dytë.

Image