Ylli i kinematografisë, Will Smith, ka folur për incidentin në ceremoninë e fundit “Oscar”, gjatë të cilës e qëlloi me shuplakë komedianin Chris Rock.
Smith për emisionin “The Daily Show/Comedy Central” me Trevor Noahn, ka thënë se kurrë nuk mund ta dish se çfarë kalon njeriu tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se nuk dëshiron ta justifikojë sjelljen e tij, porse po kalonte gjëra atë natë.
“Në fund të ditës, e humba kontrollin. Ajo që dua të them, kurrë nuk e di se çfarë po kalon një person tjetër. Po kaloja diçka atë natë, jo se dua ta justifikoj sjelljen time. E kam mësuar se duhet të sillemi mirë me njëri-tjetrin. Është e vështirë. E kam mësuar atë thënie se ‘njerëzit e lënduar lëndojnë njerëz’. Atë vështirësi që e kisha e barta te tjerët. Nuk dua të jem i tillë. Nuk jam i tillë”, ka thënë Smith.
Smith ka shtuar se është “dashur ta falë veten se është vetëm njeri”.
Will Smith e fitoi çmimin e parë “Oscar” në kategorinë “Aktori më i mirë”, për performancën e shkëlqyer në filmin biografik “King Richard”, edicionin e fundit. Pasi i bëri disa falje publike rreth reagimit të tij skandaloz në ceremoni, aktori vendosi të heq dorë nga anëtarësimi në Akademinë e Arteve dhe Shkencave. Ai po ashtu nuk ka të drejtë të marrë pjesë në këtë ngjarje prestigjioze të kinematografisë, për 10 vjetët e ardhshëm.