Showbiz

“Daniel’s Gotta Die”, filmi i fundit i aktorit të ndjerë Bob Saget

Ekipi prapa realizimit të filmit, “Daniel’s Gotta Die”, janë të pikëlluar që Bob Saget nuk është gjallë për ta parë finalizimin e tij.

Filmi i cili premierën do ta ketë në fund të muajit në Festivalin e filmit në Austin, është i fundit për aktorin komik Saget. Ai vdiq në janar të këtij viti në moshën 65-vjeçare.

“Vdekja e Bobit ishte një tronditje për të gjithë ekipin e filmi ‘Daniel’s Gotta Die’. Ai ishte një bashkëpunëtor shumë i mirë dhe e pëlqente shumë këtë film. Jemi të pikëlluar për faktin se ai nuk do ta shohë këtë projekt të finalizuar. Por, unë mezi pres ta shoh se si do të reagojë publiku me performancën e tij të fundit kinematografike, pasi ta ketë premierën në Festivalin e filmit në Austin. Kjo do të jetë dhurata e fundit e Sagetit, për të gjithë njerëzit që e donin”, deklaroi regjisori i filmit, Jeremy LaLonde, përmes një komunikate për media.

“Daniel’s Gotta Die” e rrëfen historinë e një burri që provon ta rregullojë raportin me familjarët e tij, të cilët preferojnë ta vrasin atë për t’ia marrë pasurinë. Në film po ashtu luajnë aktorët, Joel David Moore, Jason Jones, Mary Lynn Rajskub, Carly Chaikin dhe Iggy Pop.

Më shumë se 33 filma përfshihen në programin e edicionit të sivjetmë të festivalit, i cili zë vend nga 27 tetori deri më 3 nëntor në Austin të Texasit.

Image