Showbiz

Pitti zgjedh Newmanin dhe Clooneyn si meshkujt më të hijshëm në botë

Aktori hollivudian, Brad Pitt, ka përmendur Paul Newmanin dhe George Clooneyn si dy meshkujt më të hijshëm në botë, në të kaluarën dhe të tashmen.

I pyetur nga “Vogue”, Pittit s’i është dashur të mendojë gjatë për të thënë dy emrat.

Për të kaluarën ai ka thënë se ky titull duhet t’i takojë aktorit të ndjerë amerikan Paul Newman. Pas lavdërimeve, Pitti ka thënë se Newmani “po plakej shumë hijshëm”.

Për Clooneyn, si mashkullin më të hijshëm aktualisht në botë, Pitti ka thënë se e veçon edhe si mik edhe sepse ai gjithmonë e zgjedh Pittin.

Përderisa Pitti s’ka pasur kurrë mundësinë të aktrojë krah Newmanit, ai dhe Clooney kanë bashkëpunuar në pesë filma në karrierë.