Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Brad Pitti thotë se vuan nga një çrregullim, por “askush nuk e beson”

Foto: AP/Associated Press

Brad Pitti beson se vuan nga “prosopagnosia”, një çrregullim i rrallë i “mosdallimit të fytyrave”, por askush “nuk e beson” atë.

Fituesi i Oscarit ka thënë në storien e tij të shkurtër për GQ-në se ai dëshiron “të takojë një tjetër” person që jeton në të njëjtat kushte.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pitt, i cili zyrtarisht nuk është diagnostikuar, shqetësohet se mund të duket i përhumbur teksa tenton t’i njohë fytyrat.

Ylli amerikan së pari foli për dyshimet e tij lidhur me çrregullimin në vitin 2013.

“Shumë njerëz më urrejnë sepse mendojnë se nuk po i respektoj”, tha ai në atë kohë.

Pitt ishte i martuar me aktoren Angelina Jolie në atë kohë, dhe jetonin me gjashtë fëmijët e tyre.