J-Hope, njëri prej anëtarëve të grupit të njohur “BTS”, e ka paralajmëruar lansimin e albumit debutues si solo artist.
Me titull, “Jack In The Box”, albumi pritet të publikohet më 15 korrik të këtij viti, raportoi të hënën portali “NME”.
Sipas një komunikate për media, ky incizim i ardhshëm do të shërbej si një mënyrë për anëtarin e bendit ikonik të muzikës K-Pop, që të rritet më tej si artist.
j-hope 'Jack In The Box'#jhope #제이홉 #JackInTheBox pic.twitter.com/aVVBwH3QbT
— BIGHIT MUSIC (@BIGHIT_MUSIC) June 25, 2022
Lajmi për solo albumin e parë të këngëtarit J-Hope, vjen pak kohë pasi grupi shumë i dashur nga Korea Jugore i informoi fansat se do të pauzojnë përkohësisht nga muzika, dhe se shtatë anëtarët e tij do të fokusohen në krijimin e karrierës si solo artistë.
Me publikimin e këngës së re dhe albumit të ardhshëm, J-Hope bëhet pjesëtari i parë i “BTS” që debuton si solo artist.
Në fillim të muajit u bë e ditur se, J-Hope do të ishte në mesin e performuesve kryesorë të festivalit “Lollapalooza”, i cili mbahet në korrik në Chicago. Performanca e tij e shënon herën e parë që një artist nga Korea Jugore, performon në një festival gjigant të muzikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në anën tjetër, edhe anëtari tjetër i grupit “BTS”, Jung Kook, para tri ditëve e publikoi bashkëpunimin e tij me kantautorin e njohur amerikan, Charlie Puth, kënga me titull “Left And Right” u mirëprit nga fansat anembanë botës, duke u përzgjedhur lansimi i preferuar i javës në toplistën “Billboard” dhe duke i marrë më shumë se 32 milionë klikime në platformën muzikore YouTube.