Showbiz

Pete Davidson është larguar nga emisioni “Saturday Night Live”

Komediani 28-vjeçar, Pete Davidson, i cili është në lidhje romantike me yllin televiziv Kim Kardashian nga tetori i vitit 2021, është larguar nga emisioni “Saturday Night Live”.

Ai ishte pjesë e shout humoristik nga viti 2014 dhe të shtunën (21 maj), Davidson e shënoi performancën e fundit si aktor i rregullt i emisionit shumë të ndjekur televiziv, me ç’rast e dha një fjalim emocional dhe deklaroi se ky shou ia ka shpëtuar jetën, raportoi të hënën portali “Female”.

Komediani i cili u bë i famshëm nga skeçet e shumta humoristike të realizuara në kuadër të “SNL”, duket se do ta vazhdojë karrierën e tij si aktorë filmash. Ndër vite ai ka pasur role të vogla në projekte të njohura kinematografike dhe në seriale televizive, të cilat janë mirëpritur nga publiku.

Shumë shpejtë pritet të publikohet komedia romantike, “Meet Cute”, ku ai e luanë rolin protagonist krahas yllit, Kaley Cuoco.

Pete, i cili në të kaluarën ka qenë në lidhje romantike me pop yllin, Ariana Grande, dhe aktoren e njohur hollywoodiane, Kate Beckinsale, nuk është pjesëtari i vetëm që po largohet pas sezonit të 47-të të shout “Saturday Night Live”.

Kate McKinnon, Aidy Bryant dhe Kyle Mooney, po ashtu e kanë bërë të ditur lajmin se nuk do të jetë pjesë e sezonit të ardhshëm të emisionit humoristik, por nuk kanë dhënë më shumë hollësi rreth arsyes se pse e kanë marrë këtë vendim.

Image