Showbiz

Chris Hemsworth e udhëheq kastën e aktorëve të filmit “Spiderhead”

Descriptive Text

Në filmin e ri të platformës digjitale Netflix, “Spiderhead”, aktori i njohur australian, Chris Hemsworth, e luan rolin e vizionarit të shkëlqyer Steve Abesti, i cili e drejton një burg futuristik.

Në burgun e quajtur Spiderhead, të burgosurit në vend që të mbyllen, janë të lirë të bredhin nëpër korridoret e zymta, përpara se Steve t’i ngojojë ata në një dhomë prej xhami dhe t’i drogojë, që supozohet se ndihmon në shpëtimin e tyre nga mëkatet dhe gabimet që i kanë bërë. Dy të burgosur, Jeff dhe Lizzy, të portretizuar në film nga Miles Teller dhe Jurnee Smollet, e krijojnë një lidhje të fuqishme mes vete që e teston metodën e ngarkuar me ilaçe.

I bazuar në tregimin e shkurtër të George Saundersit, filmi vjen me regji të Joseph Kosinskit, i njohur më së miri për filmat “Tron: Legacy” dhe “Top Gun: Maverick”, raporton portali “Polygon”.

“Spiderhead” fillon transmetimin në Netflix më 17 qershor.