Showbiz

Camila Cabello, fytyra e re e parfumit “Bombshell” nga “Victoria’s Secret”

Këngëtarja e njohur latine, Camila Cabello, do të jetë fytyra e re reklamuese e parfumit “Bombshell” të markës “Victoria’s Secret”.

Ylli i hitit “Don’t Go Yet” është protagoniste e reklamës së parë të parfumit ikonik, që e sjell atë duke folur në dy gjuhë, anglisht dhe spanjisht, raportoi të mërkurën portali “Female”.

Në një deklaratë për media, ish-anëtarja e grupit “Fifth Harmony” tha: “Për mua, të qenit përfaqësuese e parfumit ‘Bombshell’ do të thotë të jesh vetvetja dhe të kesh guxim ta festosh këtë fakt çdo ditë. Jam e lumtur që i po bashkohem markës ‘Victoria’s Secret’ në misionin për të kontribuar në vetëbesimin e secilës grua”.

Këngëtarja e hitit “Bam Bam”, për këtë fushatë reklamuese u fotografua nga Zoey Grossman dhe fotosesioni reflekton fuqi, energji, shkëlqim, vetëbesim dhe dëshirë për jetë.

“Në sheshin e xhirimeve, Camila kishte prezencë të jashtëzakonshme të një gruaje me vetëbesim e cila nuk kishte nevojë të drejtohej nga të tjerët, dhe personaliteti I saj plot energji dhe jetë shkëlqente organikisht. Dhe ishte pikërisht ajo që e solli në jetë këtë aromë dhe fushatë reklamuese të parfumit”, deklaroi Raúl Martinez, drejtori kreativ i kompanisë “Victoria’s Secret”.

{gallery}

Për ta lansuar koleksionin e ri të parfumit “Bombshell”, kompania “Victoria’s Secret” po e organizon një ngjarje speciale në New York City, ku publiku do të ketë mundësi ta ketë një përvojë gjithëpërfshirëse të aromës së parfumit.

Parfumi “Bombshell” është një përzierje e përjetshme e bozhureve të freskëta dhe frutave ekzotike. Aroma e tij karakterizohet nga frutat e ndryshme si, limoni, fruta e vjollce braziliane e njohur si fruta e pasionit, bozhuri Shangri-la nga Tibeti dhe orkideja kremoze Madagaskane me aromë të ëmbël vaniljeje. Të gjitha këto e krijojnë një përzierje lulesh dhe frutash.

Marka “Victoria’s Secret” po kërkon të sjellë ndryshime pozitive për gratë anembanë globit me kolektivin e saj të ri. Personalitete të famshme si,

Priyanka Chopra Jonas, Valentina Sampaio dhe Naomi Osaka, po e mbështesin këtë fushatë.