Këngëtarja e njohur latine, Camila Cabello, do të jetë fytyra e re reklamuese e parfumit “Bombshell” të markës “Victoria’s Secret”.
Ylli i hitit “Don’t Go Yet” është protagoniste e reklamës së parë të parfumit ikonik, që e sjell atë duke folur në dy gjuhë, anglisht dhe spanjisht, raportoi të mërkurën portali “Female”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një deklaratë për media, ish-anëtarja e grupit “Fifth Harmony” tha: “Për mua, të qenit përfaqësuese e parfumit ‘Bombshell’ do të thotë të jesh vetvetja dhe të kesh guxim ta festosh këtë fakt çdo ditë. Jam e lumtur që i po bashkohem markës ‘Victoria’s Secret’ në misionin për të kontribuar në vetëbesimin e secilës grua”.
Këngëtarja e hitit “Bam Bam”, për këtë fushatë reklamuese u fotografua nga Zoey Grossman dhe fotosesioni reflekton fuqi, energji, shkëlqim, vetëbesim dhe dëshirë për jetë.
“Në sheshin e xhirimeve, Camila kishte prezencë të jashtëzakonshme të një gruaje me vetëbesim e cila nuk kishte nevojë të drejtohej nga të tjerët, dhe personaliteti I saj plot energji dhe jetë shkëlqente organikisht. Dhe ishte pikërisht ajo që e solli në jetë këtë aromë dhe fushatë reklamuese të parfumit”, deklaroi Raúl Martinez, drejtori kreativ i kompanisë “Victoria’s Secret”.
{gallery}
Për ta lansuar koleksionin e ri të parfumit “Bombshell”, kompania “Victoria’s Secret” po e organizon një ngjarje speciale në New York City, ku publiku do të ketë mundësi ta ketë një përvojë gjithëpërfshirëse të aromës së parfumit.
Parfumi “Bombshell” është një përzierje e përjetshme e bozhureve të freskëta dhe frutave ekzotike. Aroma e tij karakterizohet nga frutat e ndryshme si, limoni, fruta e vjollce braziliane e njohur si fruta e pasionit, bozhuri Shangri-la nga Tibeti dhe orkideja kremoze Madagaskane me aromë të ëmbël vaniljeje. Të gjitha këto e krijojnë një përzierje lulesh dhe frutash.
Marka “Victoria’s Secret” po kërkon të sjellë ndryshime pozitive për gratë anembanë globit me kolektivin e saj të ri. Personalitete të famshme si,
Priyanka Chopra Jonas, Valentina Sampaio dhe Naomi Osaka, po e mbështesin këtë fushatë.