Mozzik dhe Elvana kanë publikuar para disa ditësh bashkëpunimin e tyre të parë.
Ky projekt është pritur mirë nga publiku, madje ai ka kapur milionëshin e parë të klikimeve në platformën online YouTube, ku edhe është publikuar kënga me titullin “S’ka”.
Kjo këngë ka ardhur edhe me videoklip, ku dyshja janë shfaqur në një ring të boksit.
Padyshim që ka pasur edhe kritika në rrjetet sociale sa i përket tekstit, por që kryesisht kënga është pritur mirë dhe klikimet po ashtu po ecin çdo ditë.