Fejesa e Megan Fox dhe Machine Gun Kellyt nuk ishte një befasi për miqtë e tyre të afërt, pasi çifti shpesh kishin diskutuar për këtë.
Rokeri i 'My Bloody Valentine' i propozoi aktores 35-vjeçare javën e kaluar në Porto Riko dhe nuk ishte aq befasuese për miqtë e tyre, pasi dyshja kishin folur shpesh për fazën tjetër në marrëdhënien e tyre.
Një burim i brendshëm ka treguar se: “Ata kishin folur për këtë goxha një kohë.
“Për ata të dy ishte më shumë një situatë dashurie me shikim të parë”.
Megan dhe 31-vjeçari Kelly - të cilët u lidhën në vitin 2020 - thuhet se janë gjithmonë bashkë, ngase u pëlqen të mbështesin njëri-tjetrin në ngjarjet e tyre personale dhe profesionale.
"Ata kalojnë çdo sekondë zgjimi së bashku. Ata janë gjithmonë bashkë për ngjarjet profesionale dhe personale të njëri-tjetrit”, ka shtuar burimi për PEOPLE.
"Asaj i pëlqen të jetë gjithmonë pranë tij. Të gjithë miqtë dhe kolegët e tij e dinë se nëse do të shkojnë diku, nëntë nga 10 herë, Megan do të jetë me të."
Kjo vjen pasi Kelly pretendoi këtë javë se unaza e fejesës që ai kishte projektuar për Meganin - e cila përmban gurët e tyre të lindjes smerald dhe diamant - "dhemb" nëse hiqet.
Ylli - emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker – ka shpjeguar dizajnin me porosi: "Është një smerald kolumbian i pastër, pa trajtim.
“Ideja është që unaza mund të shkëputet për t’u bërë dy unaza. Kur është së bashku, mbahet në vend nga një magnet. Pra, e shihni se si bashkohet? Dhe pastaj ajo formon një zemër të errët, dhe ju e shihni këtë pikërisht këtu? Shiritat janë në fakt gjemba. Pra, nëse ajo përpiqet ta heqë atë, dhemb…”
"Dashuria është dhimbje", ka theksuar ai.
Megan më parë ka treguar se çifti i kanë pirë gjak njëri-tjetrit pasi u fejuan.