Showbiz

Rita Ora shfaqet në stile të ndryshme

Rita Ora i mban të përditësuar fansat e saj përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore numëron mbi 16 milionë ndjekës vetëm në Instagram dhe aty sjell vazhdimisht imazhe të ndryshme.

31-vjeçarja, të njëjtën gjë e ka bërë edhe së fundmi, teksa ka treguar se si ka shkuar një javë e saj duke pozuar në disa veshje të ndryshme.

Në imazhet e publikuara, Rita shihet tërë elegancë, teksa e njohur edhe për stilin e saj me shumë shije dhe unik, ylli i muzikës mahniti në secilën prej dukjeve.

“Si ka shkuar kjo javë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit, në të cilin nuk munguan komentet e shumta.

Ndërkohë, kujtojmë që krijuesja e hitit “Let You Love Me” pas festave të fundvitit ka vazhduar me aktivitete dhe projekte të ndryshme muzikore.

Në anën tjetër, Rita po shijon suksesin e këngës së fundit “Follow Me”, që erdhi në bashkëpunim me DJ Sam Feld.