Showbiz

Zachary Levi protagonist i dramës sportive “American Underdog”

“American Underdog” është një dramë biografike sportive e cila bazohet në historinë e vërtetë të ish-qendërmbrojtësit të Ligës së Futbollit Amerikan, Kurt Warner.

Me aktorin Zachary Levi në rolin protagonist, filmi e dokumenton jetën e Warnerit teksa nga një punëtor i thjeshtë supermarketi shndërrohet në lojtar të suksesshëm dhe të shumëshpërblyer të futbollit.

Filmi vjen me regji të Andrew and Jon Erwinit, ndërsa përveç yllit të filmit “Shazam” në të luajnë edhe aktorët, Anna Paquin dhe Dennis Quaid.

“American Underdog” do ta shënojë premierën më 25 dhjetor të këtij viti.