Çifti i famshëm i showbizit, Kylie Jenner dhe Travis Scott, po mbështeten tek njëri-tjetri teksa po bëhen gati për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë.
Ylli televiziv e afaristja 24-vjeçare, Jenner dhe reperi 30-vjeçar, Scott, aktualisht po kalojnë shumë koha së bashku dhe reperi i famshëm po mundohet në maksimum të jetë sa më përkrahës ndaj partneres së tij.
Një burim i afërt i çiftit për revistën “Us Weekly” ka deklaruar: “Kylie dhe Travis kanë qëndruar larg syrit të publikut dhe po kalojnë sa më shumë kohë me njëri-tjetrin në shtëpi. Ata po i bëjnë përgatitjet e fundit për ardhjen në jetë të fëmijës së dytë. Travis ka qenë shumë i gatshëm për ta ndihmuar Kylien gjatë gjithë shtatzënisë, por tani po tregohet edhe më i përkushtuar ndaj familjes”.
Jenner e cila tashmë është nënë e vajzës 3-vjeçare, Stormi, po e shijon vërtetë kohën që po e kalon me familjen e saj. Asaj i pëlqen të qëndrojë në shtëpi, prej ku e drejton biznesin dhe argëtohet me të bijën.
Bukuroshja zeshkane është afruar drejt datës së lindjes, derisa ende nuk e ka zbuluar gjininë e foshnjës së dytë.
Scott vazhdon të jetë i tronditur nga tragjedia e fundit që ndodhi në koncertin e tij, si pjesë e festivalit “Astroworld”, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe qindra të tjerë pësuan lëndime. Reperi i suksesshëm amerikan po ashtu po përballet me disa padi ligjore të ngritura kudër tij, nga familjarët e viktimave dhe personave të prekur nga kjo ngjarje.