Showbiz

“One Right Now” bashkëpunimi i parë i yjeve The Weeknd dhe Post Malone

Descriptive Text

Dyshja e njohur e muzikës, The Weeknd dhe Post Malone, e kanë publikuar videoprojektin e ri muzikor me titull “One Right Now”.

Kënga e shënon bashkëpunimin e parë mes dy artistëve yje, të njohur për lansimin e hiteve të shumta që ndër vite i kanë dominuar toplistat muzikore anembanë botës.

Në këtë projekt i cili debutoi të hënën më 15 nëntor, dyshja e njohur shihet duke luftuar kundër njëri-tjetrit deri në vdekje. Videoklipi i ngjason një filmi të vërtetë me shumë aksion dhe përgjakje, ndërsa brenda 12 orëve të para të lansimit ka arritur t’i marrë më shumë se 1.4 milionë klikime në YouTube.

“One Right NoW” është një këngë e cila i dedikohet dashurisë së humbur dhe zemërthyerjes, si dhe vjen e interpretuar në mënyrë të përkryer nga ylli kanadez, The weeknd dhe reperi amerikan, Post Malone.

Videoklipin e veçantë të këngës e ka realizuar regjisori Tanu Muino, ndërsa projekti pritet të shënojë suksese të kënaqshme në platformat dhe toplistat muzikore anembanë botës.