Showbiz

Kostumet e shtatë anëtarëve të “BTS” do të shiten në ankand

Kostumet që BTS ka veshur gjatë performancës së shpërblimeve Grammy këtë vit, janë në mesin e gjërave që do të shiten në një ankand bamirësie.

Shtatë anëtarët e por-grupit të famshëm korean kishin veshur kostume të Louis Vuitton në performimin e këngës “Dynamite”.

Një fustan i bardhë dhe argjend me mëngë të gjata i veshur nga Dolly Porton dhe një fustan i argjend me të cilin Katy Perry performoi, po ashtu do të vihen në ankand, raporton AP.

Të tjera gjëra që do të shkojnë në ankand përfshijnë kapelën e Jason Aldeanit, një xhaketë të Lionel Richiet gjatë performancës në vitin 2015 dhe kitara të nënshkruara nga Machine Gun Kelly dhe James Hetfield.