Billie Eilish ka deklaruar se ka humbur 100,000 ndjekës në rrjetet sociale, si pasojë e ndryshimit të stilit, në disa prej fotografive të fundit të saj.
Këngëtarja amerikane 19-vjeçare është shfaqur me një pamje tjetër për ballinën e revistës “British Vogue”, duke zbuluar më shumë nga trupi i saj seç bën zakonisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBillie ka thënë se ky ndryshim stili, i ka kushtuar asaj me humbjen e 100,000 ndjekësve, gjë që siç ka thënë, e ka bërë të mendojë se njerëzit janë të interesuar më shumë për trupin, sesa për personalitetin dhe artin e saj.
“Njerëzit i mbajnë këto kujtime dhe lidhen për to. Por është shumë johumane. Humba 100,000 ndjekës për shkak të gjoksit që ekspozova. Njerëzit frikësohen nga gjoksi i madh”, ka thënë ajo për revistën ELLE.
Ndaj kësaj ka reaguar edhe mbretëresha e muzikës pop, Madonna, e cila ka thënë se nëse Billie do të ishte burrë, askush nuk do të fliste për të njëjtin veprim.
“Gratë duhet të kenë mundësinë të portretizojnë vetën e tyre ashtu siç duan. Po të ishte Billie burrë, askush nuk do të shkruante për këtë”, ka thënë ajo.
{gallery}