Showbiz

Grupi “The Rolling Stones” me performancë dedikuar anëtarit të ndjerë, Charlie Watts

 

Grupi “The Rolling Stones” e mbajti koncertin e parë për vitin 2021, dhe performancën ia dedikoi bateristit tashmë të ndjerë të bendit, Charlie Watts.

Gjatë këtij shou, Mick Jagger iu drejtua publikut me fjalët: “Ky është koncerti ynë i parë i turneut të vitit 2021, prandaj e konsiderojmë të jetë një natë debutuese për në. Më duhet ta them se është një natë prekëse për ne sepse ky do të jetë turneu i parë në 59 vjet, që do të performojmë pa anëtarin tonë të dashur, Charlie Watts. Ai na mungon shumë të gjithëve. Na mungon si anëtarë bendi në skenë dhe si mik në jetën e përditshme. Kemi shumë kujtime me Charlien dhe jam i sigurt se edhe ju keni kujtime të shumta me të. Shpresoj se do ta kujtoni përgjithmonë, sikurse ne. Duam që këtë performancë t’ia dedikojmë atij”.