Showbiz

Ben Affleck plot lëvdata për të dashurën e tij Jennifer Lopez

Foto: AP/Associated Press

Aktori dhe regjisori i njohur amerikan, Ben Affleck, kishte vetëm fjalë të mira për të dashurën e tij, Jennifer Lopez, dhe efektin pozitiv që ajo e ka në botë.

Ylli 48-vjeçar i kinematografisë thotë se është i mahnitur me partneren e tij, të cilën e admiron dhe respekton jashtë mase.

Në një intervistë për revistën “AdWeek”, i pushtuar nga krenaria aktori tha: “Gjithçka që mund t’iu them është se e kam parë për së afërmi ndryshimin që përfaqësimi i duhur e bënë. Sepse me vite të tëra e kanë shikuar se si gratë me ngjyrë i afroheshin Jenniferit dhe i tregonin se çfarë ndikimi pozitiv ka pasur ajo në jetët e tyre, dhe çfarë domethënie kishte për to ta shikonin atë si një grua të fuqishme, e cila arrinte suksese në të gjitha angazhimet e saj si dhe bënte kërkesë për drejtësi dhe barazi në botën e biznesit. Si artist, më e shumta që unë mund të bëjë është të realizojë filma të cilët kanë kuptim dhe i prekin njerëzit. Kurse, Jenniferi i ka inspiruar grupe masive të njerëzve që të ndjejnë se i takojnë këtij shteti. Ky është një ndikim që shumë pak njerëz përgjatë historisë e kanë pasur. Një ndikim që unë kurrë nuk do ta kem por gjithçka që mund të bëjë, është ta admiroj dhe respektoj”.

Para dy javësh, dyshja e njohur e showbizit e shënoi debutimin si çift mbi qilimin e kuq, në premierën e filmit të ri të Affleckut në Festivalin e filmit në Venecie. Ata dukeshin jashtëzakonisht të lumtur dhe më të dashuruar se kurrë, teksa e promovonin projektin “The Last Duel” ku luan edhe miku i ngushtë i aktorit, Matt Damon. Ky i fundit në një intervistë të realizuar muajin e kaluar, deklaroi se dëshiron me gjithë shpirt që Ben dhe Jennifer të qëndrojnë së bashku përgjithmonë, dhe askush më shumë se ai nuk dëshiron që ata të jenë të lumtur.

Ndërkohë, sipas disa burimeve bëhet e ditur se 52-vjeçarja Lopez, e cila ka qenë në lidhje me Affleckun nga viti 2002 deri më 2004, është plotësisht e përkushtuar ndaj partnerit të saj por çifti nuk planifikon të martohet së shpejti.