Showbiz

Ariana Grande po i inkurajon njerëzit të vaksinohen

Foto: AP

Ylli i njohur i muzikës, Ariana Grande, e ka marrë vaksinën kundër COVID-19 dhe tani po u bënë thirrje edhe të tjerëve të vaksinohen, në mënyrë që të mbrohen nga variantet e reja të këtij virusi, që i mori jetën miliona njerëzve anembanë botës.

Këngëtarja e hitit “Positions” e postoi një fotografi në Instagram të përcjellë me një mesazh, përmes së cilit në mënyrë të qetë e të butë u bëri thirrje njerëzve të vaksionohen dhe ta mbrojnë veten dhe të tjerët nga COVID-19, pasi ende nuk jemi krejtësisht jashtë rrezikut dhe pandemia e koronavirusit po vazhdon të shkaktojë viktima.

“Po ua kujtojë butësisht dhe po ju lutem që të vakinoheni. Pandemia nuk ka mbaruar ende. Andaj po i ndajë me ju disa informata shtesë, sepse më intereson për shëndetin tuaj dhe nëse mundem, do të doja t’i ndihmoja në çfarëdo forme të gjithë ata persona që hezitojnë të vaksinohen, apo janë kurioz para se ta marrin një vendin të këtillë. Varianti i virusit i njohur si Delta, është shumë i ri dhe duke qenë se të dhënat rreth tij po ndryshojnë vazhdimisht, unë po i ndajë me ju disa adresa online ku mund të informoheni më mirë. Por deri më tani, e dimë se ky virus po përhapet shumë më shpejtë, dhe ndër njerëzit më të prekur janë ata që nuk janë vaksinuar ende. Ani pse ti prap mund të prekesh nga virusi edhe pasi të jesh vaksinuar, është me rëndësi ta dini se vaksina ju mbronë nga sëmurja e rëndë, hospitalizimi apo vdekja. Dhe sipas meje, të gjitha këto janë arsye të mjaftueshme për të vendosur ta marrësh vaksinën. Po ashtu, edhe nëse tashmë e keni kaluar koronavirusin, ju sërish duhet të vaksinoheni”, kishte shkruar Grande në mesazhin e saj.

Mesazhi inkurajues i këngëtares 28-vjeçare, Ariana Grande, vjen pas disa yjeve të tjerë të showbizit të cilet kanë folur hapur për rëndësinë e vaksinimit.

Madje, aktorët Sean Penn dhe Sharon Stone kanë refuzuar t’i kthehen punës në sheshin e xhirimeve, nëse nuk garantohen që i gjithë stafi është vaksinuar. Edhe ylli i kinemaografisë, Matt Damon, ka thënë së fundmi se do të dëshironte që më shumë njerëz të kenë dhembshuri dhe konsideratë për të tjerët, kur vjen puna tek marrja e vendimit për t’u vaksinuar.