Është publikuar traileri zyrtar i filmit të ardhshëm, “Ghostbusters: Afterlife”, i cili vjen me regji të Jason Reitman dhe skenar të shkruar nga ai dhe Gil Kenan.
Ky projekt është vazhdimi i tretë zyrtarë i filmave të njohur të viteve ’80, dhe në rolet kryesore i sjell aktorët Carrie Coon, Finn Wolfhard, Mckenna Grace dhe Paul Rudd, derisa Bill Murray, Dan Aykroyd, Ernie Hudson, Sigourney Weaver dhe Annie Potts i përsërisin rolet e tyre nga filmat origjinal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilmi e rrëfen historinë e dy fëmijëve dhe nënës së tyre beqare të cilët pasi dëbohen nga shtëpia e tyre, detyrohen të zhvendosen në një fermë në Summerville të Oklahomas, të cilën e kanë trashëguar nga gjyshi i ndjerë. Por kur qyteza fillon t’i përjetojë një sërë tërmetesh të pashpjegueshme, fëmijët e zbulojnë lidhjen e familjes së tyre me shkencëtarët e njohur si “Ghostbusters”, të cilët e krijojnë një pajisje për kapjen e fantazmave dhe të cilët ka kohë që janë shndërruar në mit dhe janë harruar plotësisht nga shoqëria.
“Ghostbusters: Afterlife” do të lansohet nëpër kinema më 11 nëntor të këtij viti.