Jada Pinkett Smith ka shpërndarë një poemë të papublikuar ndonjëherë të shkruar nga ish-miku i saj më i mirë, Tupac Shakur.
Aktorja 49-vjeçare ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shihet poema e shkruar nga duart e Tupacit, për të shënuar edhe 50-vjetorin e lindjes së reperit amerikan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Siç e dini shumica, sot do të ishte ditëlindja e Tupacit. Ai do të mbushte 50 vjet këtë vit. Dhe sigurisht se për këtë arsye i jam kthyer disa kujtimeve nga ai”, ka thënë Pinkett Smith në videon e publikuar.
Fansat shumë herë kanë hedhur dyshime për ndonjë lidhje të mundshme mes Tupac Shakur dhe bashkëshortes së Will Smith, Jada Pinkett Smith, gjë të cilën kjo e fundit nuk është se e ka mohuar ndonjëherë, duke deklaruar se ka pasur kimi mes tyre.

Ata thuhet se ishin njoftuar shumë të rinj, kur po ndiqnin shkollën e mesme.
Në videon e publikuar të mërkurën, ajo thotë se bëhet fjalë për një poemë të cilën Tupaci ia kishte kushtuar asaj dhe e cila titullohej “Lost Soulz”, titull ky i njëjtë i njërës prej këngëve të tij.