Showbiz

Travis Scott deklaroi se ende e dashuron ish të dashurën Kylie Jenner

Foto: AP/Associated Press

Ka mundësi që çifti, Travis Scott dhe Kylie Jenner, të jetë ribashkuar?

Reperi i njohur amerikan deklaroi se ende e dashuron ish të dashurën e tij, teksa e pranoi një shpërblim në ngjarjen e përvitshme, “Parsons Benefit”, e cila zuri vend të martën me 15 qershor.

Në fund të fjalimit të tij, Travis vendosi ta nderojë yllin televiziv Kylie Jenner dhe vajzën e tyre 3-vjeçare, Stormi Webster, duke thënë: “Stormi të dua dhe gruaja ime, të dua gjithashtu”.

Themeluesja e kompanisë “Kylie Cosmetics”, 23-vjeçarja Jenner, fluturoi drejt New Yorkut këtë javë për ta shoqëruar dhe përkrahur ish të dashurin e saj, 30-vjeçarin Scott, i cili po nderohej në edicionin e 72-të të ceremonisë vjetore, “Parsons Benefit”.

Një burim i afërt i dyshes bëri të ditur se, Kylie dhe Stormi, arritën në New York në mëngjesin e së hënës në mënyrë që e gjithë familja ta ndjekin së bashku këtë ngjarje.

Me të arritur në lokacionin ku po mbahej ceremonia, Travis, Kylie dhe Stormi, kaluan pak kohë duke pozuar si një familje tre anëtarëshe për fotografët e pranishëm. Kështu edhe e shënuan parakalimin e parë mbi qilim të kuq së bashku, prej se çifti u nda para dy vjetëve. Ata dukeshin shumë rehat në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe ngjasonin në një çift të vërtetë.

Deri më tani asnjëri nga personalitetet e famshme nuk e ka konfirmuar nëse janë zyrtarisht në lidhje.

Sidoqoftë, ky po konsiderohet një moment i rëndësishëm për dyshen e njohur të showbizit. Ceremonia gala e shënoi herën e parë që, Travis Scott dhe Kylie Jenner, parakaluan mbi tapetin e kuq së bashku, nga gushti i vitit 2019 kur u mbajt premiera botërore e dokumentarit të reperit, “Travis Scott: Look Mom I Can Fly”, në Santa Monica të Kalifornisë. Atëkohë, Stormi ishte vetëm 18-muajshe.

Vetëm dy muaj më vonë, një burim tjetër e kësaj dyshe deklaroi: “Kylie dhe Travis nuk i kanë dhënë fund zyrtarisht lidhjes së tyre, por thjeshtë po kalojnë pak kohë larg njëri-tjetrit”.

Derisa po bëhen gati dy vjet prej se Scot dhe Jenner u ndanë, ylli televiziv dhe reperi i famshëm kanë arritur ta krijojnë një raport të mirë dhe të shëndoshë si prindër të Stormit, dhe ky raport mund të jetë duke u shndërruar në diçka më shumë.

Muajin e kaluar, ata u panë së bashku në një prej restoranteve më të frekuentuara në Los Angeles, në atë që dukej takim çiftesh, së bashku me yjet Justin Bieber, Hailey Bieber, Kendall Jenner dhe Devin Booker. Po ashtu në muajin maj, dyshja i ndau me fansat disa momente intime të familjes së tyre, teksa luanin dhe argëtoheshin me të bijën, Storimi, në shtëpinë e reperit në Houston të Texasit.

Pra, duket qartë se Kylie dhe Travis ende kanë dashuri për njëri-tjetrin, prandaj nuk është për t’u çuditur se në një të ardhme të afërt ata do të bëhen sërish çift, e madje edhe ta zgjerojnë familjen e tyre.

{gallery}