Kanye West dhe Irina Shayk ka disa muaj që janë në lidhje, ndonëse ajo u bë publike vetëm një ditë më parë.
Burime të TMZ-së të afërta me çiftin kanë thënë se reperi amerikan dhe supermodelja ruse janë bashkë që prej muajit mars të këtij viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas burimit, afërsia e çiftit më të ri në hollivud ka ndodhur në New York, në fund të prillit, kur Kanye po merrte pjesë në një ceremoni të organizuar për të nderuar jetën dhe veprën e reperit të ndjerë, DMX.
Ndërkohë, lidhja mes Kanye dhe Irina u bë publike për herë të parë me rastin e ditëlindjes së reperit, i cili ditë më parë festoi 44-vjetorin e lindjes në Francë. Irina është parë në shoqërinë e tij gjatë gjithë kohës derisa edhe dukeshin shumë të lumtur së bashku.
Kanye është ndarë nga bashkëshortja e tij Kim Kardashian në shkurt të këtij viti, pas disa vitesh martesë dhe katër fëmijëve së bashku.