Showbiz

Kanye West në lidhje me supermodelen Irina Shayk

Kanye West është duke bërë një lëvizje të re në jetën e tij personale, pas ndarjes nga Kim Kardashian.

Reperi amerikan ka festuar ditëlindjen e tij të 44-të të martën dhe në shoqërinë e tij është parë supermodelja, Irina Shayk, e cila vitin e kaluar është ndarë nga aktori Bradley Cooper, me të cilin ka një vajzë.

Ndërkaq tani, siç raporton TMZ, West dhe Shayk janë parë të afërt në festën e ditëlindjes e cila është mbajtur në Francë.

TMZ raporton se reperi dhe modelja gjatë gjithë festës kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe dukeshin shumë të lumtur, si një çift i vërtetë.

West ka vetëm katër muaj që është divorcuar nga Kim Kardashian me të cilën ka katër fëmijë. Ndërkohë, kjo e fundit ia ka uruar ish-bashkëshortit ditëlindjen përmes një postimeve në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Kanye dhe Irina kanë edhe marrëdhënie pune së bashku. Modelja ruse ka modeluar për brendin “Yeezy” të reperit në disa shfaqje të modës. Ajo po ashtu është përmendur në disa prej këngëve të Kanyes më parë.

Irina Shayk u bë e njohur në botë për lidhjen e saj të gjatë me futbollistin e famshëm, Cristiano Ronaldo.

Pas ndarjes nga Ronaldo, ajo pati lidhje katër vjeçare me aktorin hollivudian, Bradley Cooper.