Publiku më në fund pati mundësi t’i shohë sekuencat e para të filmit të ardhshëm me buxhet të lartë, “The Tomorrow War”, i cili vjen me regji të regjisorit Chris McKay dhe ku protagonistin e luan aktorit i njohur hollywoodian, Chris Pratt. Ai njëkohësisht vjen në rolin e producentit të këtij projekti.
Në film, Pratt bëhet pjesë e një lufte ku ai duhet të shkojë në të ardhmen dhe të luftojë me jashtëtokësorët që e kanë pushtuar tokën. Kështu, fati i botën varet nga aftësitë e një burri për t’u ballafaquar me fantazmat e së kaluarës së tij. Tridhjetë vjet në të ardhmen, njerëzimit po i vjen fundi, prandaj për t’i luftuar alienët, disa shkencëtarë e gjejnë një mënyrë për të dërguar ushtarë nga e kaluara në të ardhmen, për të luftuar në këtë luftë të vështirë dhe të rrezikshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkenat që përfshijnë dyluftime me armë, aktrimi karakteristik i Prattit, shumë skena me shpërthime masive, plus me një datë të lansimit që përkon me fundjavën e Ditës së Pavarësisë, sigurojnë që një numë ri madhe i publikut ta shikojë këtë film.
Përveç aktorit Chris Pratt, në film luajnë edhe yjet: J.K. Simmons, Betty Gilpin, Mary Lynn Rajskub, Yvonne Strahovski dhe Sam Richardson.
“The Tomorroë War” lansohet në platformën digjitale “Amazon Prime” dhe nëpër kinema, më 2 korrik të këtij viti.