Trajleri i parë i plotë i filmit të ardhshëm të studios “Marvel”, “Eternals”, u publiku të hënën. Në të shfaqen kryepersonazhet e këtij projekti duke jetuar në Tokë, teksa mundohen ta fshehin identitetin e tyre të vërtetë.
Filmi i bazuar në Universin Kinematik Marvel, vjen me regji të Chloé Zhaos, e cila së fundmi i fitoi disa shpërblime “Oscar” me dramën “Nomadland”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi e rrëfen historinë e jashtëtokësorëve të pavdekshëm të cilët siç duket janë integruar në kultura të ndryshme të Tokës, dhe në fshehtësi iu ndihmojnë njerëzve të përparojnë pa ndërhyrë drejtpërdrejt.
Por zhvillimet e fundit që zënë vend në filmin “Avengers: Endgame”, i bindë këto personazhe me superfuqi të veçanta që të dalin qendër të vëmendjes.
Kasta e aktorëve të filmit përfshinë emra të njohur të industrisë, si Angelina Jolie e cila vjen në rolin e Thenas, Barry Keoghan si Druig, Gemma Chan sikur Sersi, Kumail Nanjiani i cili e portretizon Kingon, Salma Hayek në rolin e Ajak, Lauren Ridloff sikur Makkari, Brian Tyree Henry sikur Phastos dhe Don Lee i cili vjen në rolin e Gilgameshit.
“Eternals” do të jetë filmi i 26-të me radhë i bazuar në Universin Kinematik Marvel, dhe lansohet nëpër kinema më 5 nëntori të këtij viti.