Artistët e njohur të skenës së muzikës, Selena Gomez dhe Khalid, do të performojnë bashkë me yllin e muzikës elektronike, Marshmello, në ceremoninë e hapjes së Finales së Ligës së Kampionëve.
Ylli i hitit “Lose You To Love Me” do t’i bashkojë forcat me këngëtarin 23-vjeçar, si performues mysafir në ceremoninë e sivjetme të ngjarjes së rëndësishme sportive, e ku interpretuesi kryesorë do të jetë DJ dhe producenti 29-vjeçar, Marshmello.
Ylli i muzikës elektronike emri i vërtetë i së cilit është Christopher Comstock, e bëri të ditur lajmin të hënën më 24 maj përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, ku ai shihet duke e bërë përzgjedhjen e emrave të këtyre dy artistëve, në formën se si bëhet përzgjedhja e lojërave në fazat e hershme të Ligës së Kampionëve.
“Tung Selena Gomez dhe Khalid, shihemi në ceremoninë e hapjes së Finales së Ligës së Kampionëve e cila prezantohet nga @PepsiGlobal”, kishte shkruar Marshmello në postimin e tij.
Hey @selenagomez and @thegreatkhalid ?
— marshmello (@marshmellomusic) May 24, 2021
See you at the #UCLFinal Opening Ceremony presented by @PepsiGlobal. @ChampionsLeague#ForTheLoveOfIt #PepsiShow pic.twitter.com/Psb9IUKiy3
Finalja e Ligës së Kampionëve do të mbahet të dielën më 29 maj në stadiumin “Estadio do Dragao”, në Porto të Portugalisë.
Për Selena Gomezin, kjo performancë vjen pak kohë pasi ajo e udhëhoqi koncertin bamirës “Vax Live: The Concert to Reunite the World”, ku interpretuan yje të njohur të muzikës si H.E.R., Jennifer Lopez, “Foo Fighters”, J Balvin dhe Eddie Vedder. Koncerti kishte për qëllim të bëjë thirrje për barazi në shpërndarjen e vaksinës së koronavirusit.