Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Camila Cabello do të performojë në ceremoninë e finales së Ligës së Kampionëve

Ylli latin i muzikës, Camila Cabello, është lajmëruar si perfomuesja kryesore në ceremoninë hapëse të finales së Ligës së Kampionëve.

Këngëtarja do të interpretojë në stadiumin “Stade de France” në Paris, të shtunën më 28 maj. Performanca e saj e fillon zyrtarisht lojën finale e cila zhvillohet ndërmjet ekipeve të njohur të futbollit, “Liverpool” dhe “Real Madrid”, raportoi të hënën portali “NME”.

Brenda pesë minutave, Cabello pritet t’i performojë disa prej hiteve të saja më të njohura, përfshirë këtu edhe këngët e reja të albumit të tretë të incizuar në studio, “Familia”.

Performanca me tematikën e karnavalit pritet të përfshijë shumë kostume, valltarë dhe muzikant, me një me koreografi me energji të lartë të krijuar enkas për argëtimin sa më të madh të tifozëve në stadium, por edhe ata që e ndjekin finalen nga shtëpia.

“Jam shumë e lumtur që këtë muaj do të performoj në finale e Ligës së Kampionëve në Paris! Unë synoj të sjelli një shfaqje vërtet të veçantë, duke bashkuar frymën e trashëgimisë sime latine dhe një ndjenjë bashkimi për tifozët e sportit dhe muzikës në të gjithë botën. Mezi po pres t’iu takoj në skenë”, ka deklaruar këngëtarja në një prononcim për media.

Edhe Camila Cabello i quan të pasjellshëm fansat e Liverpoolit dhe Real Madridit Showbiz Camila Cabello i quan të pasjellshëm fansat e Liverpoolit dhe Real Madridit

Çdo vit, ceremonia hapëse e Ligës së Kampionëve përfshinë yje të njohur të muzikës, të tillë si Dua Lipa, Alicia Keys, grupi “Black Eyed Peas” dhe DJ Marshmello. Shou do të transmetohet në më shumë se 200 shtetet të botës, para se të filloja loja finale.

Muajin e kaluar, Cabello e publikoi albumin e tretë të incizuar në studio me titull “Familia”, për të cilin tha se, procesi i realizimit të tij ia ka shpëtuar jetën. Disa prej këngëve më të suksesshme të këtij incizimi janë: “Don’t Go Yet”, “Oh Na Na” dhe “Bam Bam”.