Ylli latin i muzikës, Camila Cabello, planifikon ta nderojë prejardhjen e saj gjatë performancës në Shtëpinë e Bardhë.
Pop ylli 24-vjeçar do ta interpretojë një version më ndryshe të këngës, “I’ll Be Home for Christmas”, për një emision special televiziv dhe Cabello u ka ofruar fansave hollësi rreth asaj se çfarë mund të presin nga performanca e saj.
Bukuroshja zeshkane e cila u bë e famshme ndërkombëtarisht si anëtare e grupit, “Fifth Harmony”, tha: “Nëna ime është imigrante nga Kuba kurse babai im imigroi në Shtetet e Bashkuara nga Meksika dhe së fundmi është bërë shtetas i Amerikës. Fakti që kam rastin dhe mundësinë ta nderojë prejardhjen time dhe t’i përfaqësojë latino-amerikanët, është vërtetë emocionuese për mua. Po ashtu më gëzon fakti që do ta ndajë këtë moment me babanë tim. Është eksperiencë e veçantë dhe shumë ‘cool’ që ne si familje imigrantësh do të jemi prezent në Shtëpinë e Bardhë”.
Tutje ylli i hitit “Senorita” tregoi se i pëlqen ta ruaj lidhjen me rrënjët e saj, veçanërisht marrë parasysh faktin që e kalon një kohë të gjatë larg shtëpisë, për shkak të angazhimeve muzikore. Asaj i pëlqen që Krishtlindjen t’i kalojë në Miami me familjen e saj.
Tutje, Cabello deklaroi se pa hezituar fare e ka pranuar ftesën për të performuar në emisionin special me titull, “In Performance at the White House: Spirit of the Season”.
Kjo ngjarje e cila transmetohet edhe në televizionet amerikane do të prezantohet nga aktorja, Jennifer Garner, nderisa përveç Camilas në të do të performojnë edhe yjet: Andrea Bocelli, Matteo Bocelli, Virginia Bocelli, Eric Church, gurpi “Jonas Brothers”, Norah Jones, grupi “Pentatonix”, Billy Porter, kori “Northëell Health Nurse Choir”, grupi “Voices of Service” dhe bendi i marinës së Shteteve të Bashkuara.
Presidenti dhe zonja e parë e shtetit, Joe dhe Jill Biden, do të japin mesazhe speciale derisa ngjarja po ashtu do ta nxjerrë në pah dekorin e festave të fundvitit në Shtëpinë e Bardhë.