WandaVision, hiti i “Disney+ Marvel”, ka fituar katër çmime, përfshirë edhe si shoui më i mirë në “MTV Movie & TV Awards” që u mbajt të dielën.
Pas një viti pauzë për shkak të pandemisë, ngjarja e MTV-së u kthye me audiencë në “Hollywood Palladium” të Los Angelesit, raporton BBC.
Mini-seritë komike të Marvelit u inspiruan pas ngjarjeve në filmin e vitit 2019, Avengers: Endgame.
Filmi romantik i Netflixit “To All the Boys: Always and Forever” u zgjodh filmi më i mirë.
Në kategorinë individuale, ylli i WandaWizion, Elizabeth Olsen, fitoi çmimin për performancën më të mirë në një shou, për portretizimin e hakmarrëses Wanda Maximoff.
Artikuj të ngjashëm
-
Johansson, Cohen e “Wandavision”, fituesit e mëdhenj të çmimeve “MTV”
-
Bëhen të ditura nominimet për shpërblimin “MTV Movie & TV Awards”
-
“WandaVision” seria televizive e bazuar në universin e superheronjve “Marvel”
-
Taylor Swift dominon në “MTV Video Music Awards”, Dua Lipa fiton një çmim
-
Anulohen "MTV Movie and TV Awards" për këtë vit