Showbiz

Johansson, Cohen e “Wandavision”, fituesit e mëdhenj të çmimeve “MTV”

Scarlett Johansson u mbulua me bojë të gjelbra, Sacha Baron Cohen shpalosi disa prej karaktereve më të preferuara të tija teksa shumë të puthura kanë shënuar ceremoninë e sivjetme të çmimeve “MTV Movie & TV awards”.

Pjesa më e madh e mbrëmjes së të dielës u mbajt në mënyrë fizike, ku prezantuesja Leslie Jones ka shpjeguar se si ajo, artistët dhe publiku janë testuar vazhdimisht për koronavirus.

Johansson u kyç nga distanca përderisa e pranoi çmimin e gjeneratës nga MTV, i cili u jepet aktorëve, kontributet e të cilëve në televizion dhe film i kanë bërë emra të njohur.

Johansson ka thënë se e konsideron çmimin si dhuratë se mund të bëjë çfarë i pëlqen dhe ishte gati për ta paraqitur një klip të filmit të saj që do të publikohet së shpejti, “Black Widow”, kur bashkëshorti i saj, Colin Jost, e ndërpreu duke ia hedhur mbi kokë një lëng të gjelbër.

Kurse Coheni e ka pranuar çmimin “Gjeniu i komedisë” si vetja dhe tri personazhet e tij më të dashura: Borat, Ali G dhe Bruno.

"To All the Boys: Always and Forever" e fitoi çmimin e filmit me të mirë, në të cilin autorja Jenny Han u bëri thirrje njerëzve që ta mbështisinin komunitetin aziatiko-amerikan.

I ndjeri, Chadwick Boseman, e ka fituar çmimin për paraqitjen më të mirë në filmin “Ma Rainey's Black Bottom”.

Ylli i "Grown-ish" Yara Shahidi e ka pranuar çmimin për të, duke thënë se ndikimi i tij është i përhershëm dhe arti i tij e ka ndryshuar botën.

Ishte natë e madh për "Wandavision", që fitoi çmimin për serialin më të mirë. Ylli Elizabeth Olsen gjithashtu ka marrë çmimin për paraqitjen më të mirë në një serial dhe kolegia e saj, Kathryn Hahn, u nderua me çmim për rolin më të mirë e të ligut dhe dyshja fitoi çmimin për ballafaqimin më të mirë.

Regé-Jean Page e ka pranuar çmimin për paraqitjen në “Bridgerton”.

Ishte edhe natë e madhe për puthje. Përderisa po e prezantonin çmimin për puthjen më të mirë, Addison Rae dhe Tanner Buchanan – yjet e filmit të ardhshëm “He’s All That” – u puthën në skenë, duke nxitur reagime nga publiku. Çmimi shkoi te Chase Stokes dhe Madelyn Cline nga “Outer Banks”, të cilët gjithashtu u puthën në skenë.

Kurse Olsen bëri shaka se ajo dhe Hahn do të duhej ta fitonin çmimin për puthjen më të mirë në vend të çmimit për ballafaqimin më të mirë.

{gallery}