Showbiz

Justin Bieber zbulon datat për turneun e tij

Foto: AP/Associated Press

Justin Bieber ka treguar datat e riaranzhuara për turneun e tij “Justice World Tour”.

Turi do të mbahej këtë verë, por datat janë shtyrë për vitin tjetër për shkak të masave kufizuese për shkak të pandemisë.

“Po punojmë shumë që ta bëjmë këtë turne më të mirin deri tash”, ka thënë Bieber në një deklaratë, raporton NME.

Turi tash do të fillojë më 18 shkurt në San Diego, me ndalesa të reja në Jacksonville, Orlando, Cincinnati, Indianapolis dhe Austin.