Showbiz

Billie Eilish e ka paralajmëruar këngën e re “Happier Than Ever”

Foto: AP/Associated Press

Yll i njohur i muzikës, Billie Eilish, i ka postuar 15 sekonda të videoprojektit të ri muzikor, “Happier Than Ever”.

Krahas një kitare akustike, në videon e postuar në rrjetet sociale Eilish shihet e ulur në një karrige e kthyer me shpinë nga kamera teksa dëgjohet duke e kënduar frazën, “Kur jam larg teje, jam më e lumtur se kurrë”.

Kënga ishte paralajmëruar edhe në dokumentarin e fundit të këngëtares, “Billie Eilish: The World’s A Little Blurry”, kurse së fundmi Eilish i informoi fansat se diçka e re po vjen, përmes llogarisë së saj në Instagram.

Muajve të fundit ajo i ka lansuar disa këngë të reja, “No Time to Die”, “My Future”, “Therefore I Am” dhe “Lo Vas a Olvidar.”

Albumi i dytë i incizuar në studio i Eilishit vjen pas atij të vitit 2019, “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”, dhe së fundmi këngëtarja ka bërë të ditur se koha e lirë si rrjedhojë e karantinës, ia ka mundësuar të kthehet në studio incizuese dhe të krijojë këngë të reja.

“Nuk mendoj se do ta realizoja të njëjtin album, apo çfarëdo albumi, po të mos ishte pandemia e COVID-19. Kjo nuk nënkupton se ky incizim flet për koronavirusin, por kur gjërat në jetën tënde janë më ndryshe, edhe t’i ndryshon si njeri dhe si rezultat krijon këngë tjera nga ato që je mësuar. Thjeshtë kështu funksionojnë gjërat për çdo tekstshkrues”, citohet të ketë thënë Eilish.

Në muajin shkurt, ajo gjithashtu tregoi se albumi i ardhshëm do t’i përfshijë rreth 16 këngë të reja.

Billie Eilish është një këngëtare shumë e dashur për publikun mbarë botëror, e cila famën e arriti me shpejtësi marramendëse dhe të papritur, falë stilit unik dhe talentit të jashtëzakonshëm në muzikë. Kështu, pothuajse brenda natës, Eilish u shndërrua në një prej artisteve më të dëgjuara nga fansat, dhe më të ndjekura nga paparacit. Pavarësisht sa shumë nga shpirti i saj dhe eksperiencat intime i ndanë me publikun e gjerë përmes muzikës, sërish çdo gjë që ajo e bënë merr vëmendje të madhe nga mediat.

Së fundmi ajo u bë lajm i portaleve për një lidhje të re romantike me aktorin Matthew Tyler Vorce. Dyshja është fotografuar së fundmi në Santa Barbara, teksa dukeshin mjaft rehat dhe intim në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Megjithëkëtë ata ende nuk e kanë konfirmuar lidhjen.

Matthew Tyler Vorce është aktor i njohur për role në filma të shkurtër si “Itsy Bitsy Spiders”, “I Wasn’t Me” dhe “Dark Hours: Typee” si dhe në shfaqjet teatrale “Blood Alley” dhe “Creep-Lore”.

{gallery}