Showbiz

Sia shpallet “regjisorja më e keqe” për filmin e saj

Këngëtarja Sia është shpallur “regjisorja më e keqe” për filmin e saj debutues në Razzies - çmimet për filmat më të këqij të vitit.

“Music”, filmi i saj fitoi tri çmime “Golden Raspberry”, përfshirë atë për aktoren më të keqe për Kate Hudson dhe aktoren më të keqe mbështetëse për Maddie Ziegler.

Filmi është kritikuar për rolin e Zieglerit dhe portretizimin e autizmit.

Ai u përshkrua si “i pandjeshëm” dhe “i konceptuar keq”, shkruan BBC.

Filmi bën fjalë për Zu, një shitës droge, i luajtur nga Hudson, i cili bëhet kujdestar i motrës së saj me autizëm e luajtur nga Ziegler.