Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram një fotografi të muralit i cili mbanë figurën e saj duke thënë se e ka lënë gojëhapur.
Ekipi i Mural Festit në Ferizaj ka bërë një mural të Rita Orës në këtë komunë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOra në mural paraqitet me rrobat kombëtare, fotografi të ndara nga videoklipi i fundit i saj.
Në postimin e fundit në faqen e ‘Mural Fest’ bëhet e ditur se ekipi përbëhet 95% prej vajzave e grave të gjeneratave të ndryshme dhe arsyeja pse Rita është pjesë e këtyre moraleve, sipas tyre, është për ta nderuar atë.
“Prej vitesh është shpallur lufta për barazi gjinore dhe vajzat e gratë po triumfojnë dukshëm në çdo sferë. Rita Ora, përveç se ka dëshmuar veten në fushën e muzikës me suksese të shumta, ajo së fundi përmes projekteve të saj, ka risjellur në pah edhe artin tradicional që po shkon drejt harresës. Ndërthurja e bashkëkohores me tradicionalen, ndihmon në ripërtërtrirjen e kësaj fushe artistike dhe kjo patjetër ndihmon që të njihen edhe vlerat dhe kontributin që gratë kanë dhënë në fushën e artit, përmes kultimivimit të artit në tekstil dhe punëdore tjera. Rita në këtë rast po ndihmon edhe në ngritjen e vetëdijes dhe Mural Fest përveç që kishte për qëllim të nderojë atë me këtë mural, shfrytëzon figurën e saj për të shpërndarë këtë mesazh”, thuhet në postimin e Mural Festit derisa kanë publikuar fotografitë e muralit të Orës.
Mural Fest Kosova | Rita jonë Ekipi i Mural Fest Kosova përbëhet 95% prej vajzave e grave të gjeneratave të ndryshme. ...
Posted by MuralFest Kosovo on Thursday, April 15, 2021
