Showbiz

Iggy Azalea më e lumtur tani që është beqare

Rep artisjta australiane, Iggy Azalea, i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’iu treguar fansave që tani po ndihet shumë më e lumtur se para 1 viti, si dhe e konfirmoi se po e shijon më shumë jetën si beqare.

“Një vit më vonë dhe 100 herë më e lumtur. Më pëlqen shumë kjo gjë për veten time”, kishte shkruar reperja në postimin e saj të fundit.

30-vjeçarja e cila shquhet për disa hite muzikore në karrierën e saj, në qershor të vitit të kaluar ia prezantoi botës për herë të parë djalin, Onyx Kelly, të cilin e ka me reperin Payboi Carti. Bukuroshja bionde nuk është më në lidhje me reperin dhe babanë e fëmijës së saj të parë, dhe thotë që nuk është e interesuar ta gjejë një të dashur të ri.

“E kam një listë të gjërave të cilat duhet t’i bëjë dhe burrat nuk janë pjesë e kësaj liste”, kishte shkruar Azalea në Twitter.

Më lajme të tjera, Iggy pritet ta marrë vaksinën anti-COVID në fund të këtij muaji. Ylli i muzikës e cila e lansoi albumin debutues “The New Classic” në vitin 2014, thotë se mezi pret të vaksinohet në mënyrë që ta shijojë një verë normale me djalin e saj të vogël.

Kënga e fundit të cilë artistja australiane e ka lansuar me videoklip titllohet “Sip It”, dhe vjen në bashkëpunim me reperin Tyga. Ky projekt ka vetëm dhjetë ditë që është publikuar, dhe i numëron më shumë se 6 milionë klikime në platformën muzikore YouTube.