Vëllai i madh i Mariah Carey është duke akuzuar këngëtaren për shkaktim të stresit emocional përmes autobiografisë së saj “The Meaning of Mariah Carey”.
Morgan Carey i cili po kërkon dëmshpërblim të pa specifikuar, ka thënë se libri i saj në mënyrë të rrejshme thotë se ai ishte i dhunshëm, shkruan BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAkuzat e vëllait të saj kanë ardhur pak kohë pasi Mariah ishte akuzuar edhe nga motra Alison Carey për të njëjtën arsye.
Alison kishte kërkuar dëmshpërblim nga këngëtarja në vlerë prej 1,25 milionë dollarësh.
Autobiografia e Mariah është publikuar shtatorin e kaluar dhe prej atëherë është futur në listën e “best-sellerëve”.
Ajo përmban shumë detaje në lidhje me jetën e saj, vështirësitë, racizmin me të cilin është përballur që fëmijë dhe akuzat e saj se martesa me Tommy Mottola ishte abuzive.