Showbiz

Mariah Carey paditet nga motra e saj, ajo po i kërkon mbi 1 milion dollar dëmshpërblim

Mariah Carey është paditur nga motra e saj më e vjetër për shkaktim të “stresit emocional”.

Akuza e Alison Carey është ngritur në Gjykatën Supreme të New Yorkut përmes së cilës kërkohen nga këngëtarja e famshme 1, 25 milionë dollarë për shkaktim të dëmit psiqik, shkruan The Guardian.

Alison e ka akuzuar Mariahn për “poshtërim publik”, përmes librit “The Meaning of Mariah Carey”.

Në akuzë thuhet se Alison është akuzuar rëndë nga Mariah në librin e saj të kujtimeve. Në këtë libër Mariah thotë ndër të tjera se Alison “do të shkëmbente trupin e saj për para apo drogë”.

Këngëtarja amerikane ka shkruar po ashtu në libër se motra e kishte lënë të vetëm me të dashurin e saj kur ishte vetëm 12 vjeçare duke e detyruar Mariahn që ta puthte atë.

“Motrat e mëdha duhet të të mbrojnë, jo të të hedhin tutje”, ka shkruar Mariah në libër.

Nuk ka pasur ende një reagim të këngëtares në lidhje me akuzën e ngritur ndaj saj.