Rita Ora ka publikuar të premten videoklipin e këngës së saj më të re të titulluar “Bang” në bashkëpunim me reperin Imanbek.
Kënga është pritur shumë mirë sidomos nga fansat e saj shqiptarë për shkak të paraqitjes së saj në videoklip me veshje kombëtare shqiptare, të dizajnuara nga stilisti kosovar Valdrin Sahiti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKënga e cila është pjesë e minialbumit me të njëjtin emër është shfaqur edhe në ekranin e madh të “Times Square” të New Yorkut.
Lajmin e ka bërë të ditur motra, njëherësh menaxherja e Ritës, Elena Ora përmes një postimi në Instagram.
