Showbiz

Sean ‘Diddy’ Combs shpërndan ndihma për turmën e njerëzve në Miami

Foto: AP/Associated Press

Reperi i njohur amerikan, Sean ‘Diddy‘ Combs, i ka ndihmuar banorët e Miamit të prekur nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi, duke iu dhuruar bankënota 50 dollarëshe.

Reperi gjithashtu i shpërndau turmës karta dhuratash prej 50 dollarësh, dhe çanta që përmbanin produkte higjenike.

Diddy ndër të tjera është duke punuar me organizatorin e festivaleve dhe ndejave të natës, Michael Gardner, dhe grupin lokal “Teens Exercising Extraordinary Success”, për të siguruar mjete financiare të cilat do t’i ndihmojnë familjet në Miami që t’i paguajnë qiratë.

 

 

Ky angazhim i reperit dhe producentit të njohur, vjen pas muaj pasi e organizoi një maratonë të vallëzimit online, me qëllim të mbledhjes së të hollave për punëtorët shëndetësorë, nga zonat e paprivilegjuara në Shtetet e Bashkuara.

Në të kaluarën Diddy e kishte organizuar edhe një takim dy orësh, i cili u transmetua në rrjetin e tij kabllor “REVOLT TV”, ku diskutoi për efektet e COVID-19 në komunitetin afrikano-amerikan.

Në muajin tetor, reperi e mbajti një ndejë politike në shtëpinë e tij, me qëllim të përkrahjes së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.