Aktori Josh Brolin është bërë baba për herë të katërt. Ylli i filmit “Deadpool 2” e mirëpriti në jetë fëmijën e dytë me bashkëshorten, Kathryn Boyd.
Foshnja është vajzë dhe u lind më 25 dhjetor, prandaj çifti po e quan atë “Engjëlli i Krishtlindjeve”.
Ylli i hollywoodit e ka bërë të ditur lajmin se vajzën e kanë pagëzuar, Chapel Grace Brolin, dhe se e ëma dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Josh i ka edhe dy fëmijë tjerë të rritur, Trevor dhe Eden, nga martesa e parë me ish-bashkëshorten Alice Adair.
Edhe prezantuesi dhe aktori komik, Nick Cannon, është bërë baba për herë të katërt, në ditën e Krishtlindjeve.
Ai dhe e dashura e tij Brittany Bell, e bënë të ditur lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të dytë së bashku. Foshnja është po ashtu vajzë dhe është pagëzuar, Powerful Queen Cannon.
Çifti e ka edhe një djalë së bashku, Golden “Sagon” Cannon, i cili u lind në shkurt të vitit 2017.
Nick Cannon, në të kaluarën ka qenë i martuar me divën e muzikës, Mariah Carey, me të cilën i ka binjakët Monroe dhe Moroccan.