Yjet e muzikës, Bono, Halsey dhe Pharrell Williams, janë ndër personalitetet e famshme që janë paralajmëruar si pjesë e kastës së filmit të ardhshëm të animuar, “Sing 2”.
Vazhdimi i dytë i filmit të vitit 2016, pritet të lansohet nëpër kinema në dhjetor të vitit të ardhshëm, dhe vjen i realizuar nga studioja filmike “Illumination”, e cila shquhet për filma të tillë si “Despicable Me” dhe “The Secret Life of Pets”.
Letitia Wright, Eric Andre, Chelsea Peretti dhe Bobby Cannavale, gjithashtu i janë bashkuar kastës së aktorëve që i huazojnë zërat për personazhet e këtij projekti të suksesshëm të animuar, pjesë e së cilin janë edhe yjet: Matthew McConaughey, Reese Witherspoon, Scarlett Johansson, Taron Egerton dhe Nick Kroll.
Sipas portalit “Variety”, Bono do ta shënojë debutimin e tij në film të animuar, duke e huazuar zërin për personazhin e një luani që është yll i muzikës rok, i njohur me emrin Clay Calloway. Ai e izolon veten nga bota pas vdekjes së partneres së tij. Pharrell Williams e luan rolin e Alfonsos, një elefant që është ngasës i kamionit të akulloreve. Ai bie në dashuri me një tjetër elefant të portretizuar në film nga këngëtarja, Tori Kelly. Ndërsa Halsey e huazon zërin për personazhin e ujkonjës tinejxhere, Porsche.
“Filmi është një festë muzikore e ndjekjes së vazhdueshme të ëndrrave, pa marrë parasysh sat ë mëdha janë sfidat që e pengojnë rrugëtimin tuaj drejt suksesit. Në thelb, ky film flet për fuqinë e optimizmit dhe besimit”, ka deklaruar Chris Meledandri, themeluesi dhe kryeshefi i ekzekutiv i studios “Illumination”.
Në fillim të vitit 2020, u bë i ditur lajmi se këngëtarja Halsey do ta shënonte debutimin e saj si aktore, duke luajtur në projektin madhor të koleges së saj aktore, Sydney Sweeney, i adaptuar nga romani “They Wish They Were Us”.