Festat e fundvitit i kanë sjellë një dhuratë të veçantë këngëtares së njohur, Ariana Grande, e cila të dielën e bëri publik lajmin se është fejuar me të dashurin, Dalton Gomez.
“Përgjithmonë dhe shumë më shumë,” kishte shkruar Grande në postimin e saj në Instagram, të shoqëruar me një fotografi ku shihet në përqafimin e Gomezit, dhe një tjetër foto të unazës së veçantë të fejesës e cila përveç diamantit e përmban edhe një perlë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Grande dhe Gomez, i cili është agjent i patundshmërisë nga Kalifornia, u takuan pak muaj para se të shpërthente pandemia e koronavirusit. Dyshja ka disa muaj që është karantinuar së bashku, derisa këngëtarja e njohur e muzikës pop e kishte bërë lidhjen zyrtare për 210 milionë ndjekësit e saj në Instagram, në maj të këtij viti.
Shumë miq të famshëm të Ariana Grandes, e pushtuan rrjetin e saj social duke ia uruar fejesën, përfshirë këtu yjet Haily Bieber, Demi Lovato, Bella Hadid dhe të tjerë.
Grande në të kaluarën ka qenë e fejuar me komedianin e shout “Saturday Night Live”, Pete Davidson, por dyshja i dha fund lidhjes romantike në tetor të vitit 2018.
Shpresojmë që këngëtarja 27-vjeçare të ketë më shumë fat me të fejuarin e ri, Dalton Gomez, dhe fansat e saj mezi po presin të shohin çfarë dasme do ta organizojë çifti pas pandemisë, për ta kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.
{gallery}