Këngëtarja Ariana Grande është martuar dy javë më parë me të fejuarin Dalton Gomez, por vetëm sot ka zbuluar fotot e dasmës simbolike.
Ajo përmes Instagramit ka zbuluar disa foto të dasmës së mbajtur në fshehtësi e me pak mysafirë si dhe disa foto duke u bërë gati për këtë ceremoni, të mbajtur në Montecito të Kalifornisë.
Fotot e zbuluara janë bardh e zi dhe këngëtarja shfaqet me fustanin e ngushtë e me kurrizin jashtë, një vello mbi kokë dhe me flokët e kapur.